Ne ofrojmë shërbimet e mëposhtme

ALTEA & GEOSTUDIO 2000 ofron shërbime me cilësi

Studime gjeologo-inxhinierike

Kompania jonë ofron shërbime për studime të ndryshme gjeologo-inxhinierike, për të gjitha llojet e ndërtimeve, objekteve civile, porteve, aeroporteve, hidrocentraleve, rrugëve, hekurudhave etj. Këto studime përfshijnë shpime me kampion- marrje si edhe të gjitha provat e mundshme në terren si më poshtë:
- CPT
- DPL, DPM, DPH, DPSH
- SPT
- Matje gjeofizike
- Matje të rezistencës termike
- Inspektime me videokamera në puset e shpimit
- Teste të rezistencës në përdredhje
- Prova filtrimi në dhera dhe shkëmbinj
- Matje të devijimit të trungut të pusit

Studime sizmologo-inxhinierike

Vlerësim i rrezikut sizmik duke u bazuar në matje në vend të shpejtësisë së përhapjes së valëve dhe provave laboratorike, sipas KTP-89 dhe Eurocodet përkatëse.

Studime gjeofizike

Matje sipërfaqësore me metoda të ndryshme gjeofizike:
- Sizmike, ku përfshihen MASW, metoda e valëve të refraktuara, downhole.
- Elektrometrike
- Gjeoradari
-Monitorim i qëndrueshmërisë së shpateve
Ky proces është shumë i domosdoshëm për të kuptuar siç duhet mekanizmin e lëvizjes dhe thellësinë e rrëshqitjeve të mundshme apo atyre që mund të zhvillohen në të ardhmen, në shpate me qëndrueshmëri të dobët. Ky monitorim kryhet nëpërmjet inklinometrave dhe piezometrave.

Studime Hidrogjeologjike

Këto studime konsistojnë në llogaritjen e sasisë së ujit nëntokësor, cilësisë së ujit nëntokësor dhe kohës së mundshme të marrjes së ujit nëntokësor, monitorimit të sasisë dhe cilësisë së ujit nëntokësor për qëllime publike.

Analiza Laboratorike

ALTEA & GEOSTUDIO 2000 ofron shërbime për analiza laboratorike si: analizave të plota të dherave për vetitë fiziko-mekanike, analizave të plota të shkëmbinjve, analizave të agregateve etj.

Konsulencë

ALTEA & GEOSTUDIO 2000 jep konsulencë për studimet gjeologo- inxhinierike dhe gjeoteknike.

Studime Gjeologjike dhe Gjeoteknike
Analiza Laboratorike
Konsulencë

më shumë mbi shërbimet

Klikoni mbi secilin shërbim për të mësuar më shumë mbi shërbimet tona

  • Investigim dhe raportim të kushteve gjeologjike dhe hidrogjeologjike të terrenit
  • Investigim në terren dhe në laborator të dherave dhe vlerësim i parametrave të tyre
  • Llogaritje gjeoteknike të aftësisë mbajtëse të bazamentit dhe uljeve
  • Llogaritje gjeoteknike të qëndrueshmërisë së skarpatave dhe masat mbrojtëse për to
  • Llogaritje të Potencialit të Lëngëzimit të Truallit
  • Rekomandime për metodat e përmirësimit dhe përforcimit të bazamentit
  • Rekomandim për projektimin e themeleve
  • Monitorim i uljeve, qëndrueshmërisë së shpateve, nivelit të ujërave nëntokësore me metodat më moderne dhe raportim periodik i tyre
  1. a) Studime sizmike për objektet industriale dhe sociale gjatë kryerjes së studimeve gjeologo-inxhinierike dhe gjeoteknike.

Bën vlerësimin e ujërave nëntokesorë, sasinë e tyre, nivelin dhe kimizmin ose sjelljen e tyre karshi hekurit dhe betonit. Mënyrën e largimit të ujit nëntokësor gjatë ndërtimit të themeleve.

  1. b) Studime hidrogjeologjike për rrugët, urat dhe tunelet në fazat e studimeve gjeologo-inxhinierike dhe gjeoteknike.

Këto studime japin të dhëna per nivelin statik dhe dinamik të ujit nëntokësor, ndikimin e tij për stabilizimin e shpateve gjatë hapjes së themeleve të urave, sasinë e ujit nëntokësor në një tunel rrugor dhe mënyrat e largimit të tij, aktivitetin kimik të tij karshi hekurit dhe betonit.

  1. c) Studimet hidrogjeologjike për linjat e ujësjellësave, për linjat e gazit.

Përfshihen studime për sasinë e ujit nëntokësor në themelet e tubacioneve, mënyren e largimit dhe kimizmin e ujit nëntokësor, mënyrën se si vepron ai në tubacionet e ujit dhe të gazit.

  1. d) Studime hidrogjeologjike dhe gjeoteknike për objektet e hidrocentraleve në vendin e digave, në vendin e kanaleve të derivacionit dhe në vendin e godinave të hidrocentraleve.

Studiohen vetitë ujore të shkëmbinjve ku do të ndërtohen këto vepra si koeficinetë të filtrimit, korodimit të shkëmbinjve nga uji nëntokësor, kimizmi i ujit nëntokësor.

  1. e) Studime hidrogjeologjike për furnizim me ujë nëntokësor të objekteve të veçanta, furnizimin me ujë nëntokësor të fshatrave ose qyteteve.

Këto studime konsistojnë në llogaritjen e sasisë së ujit nëntokësor, cilësisë së ujit nëntokësor dhe kohës së mundshme të marrjes së ujit nëntokësor, monitorimit të sasisë dhe cilësisë së ujit nëntokësor për qëllime publike.

  1. Kryerjen e analizave të plota të dherave për vetitë fiziko-mekanike:
  2. a) klasifikimi i dherave,
  3. b) vlerësimi i vetive deformuese të dherave,
  4. c) rezistencën në prerje të dherave me kutinë prerëse dhe me triaksial
  5. Kryerjen e analizave të plota të shkëmbinjve:
  6. a) vetite fizike dhe mekanike
  7. b) karakteristikat e shkëmbit si bazament dhe të shkëmbit si material ndërtimi
  8. Kryerjen e anlizave të agregateve:
  9. a) që përdoren si materiale për ndertimet e ndryshme rrugore, hekurudhore dhe aeroporte;
  10. b) materialeve për prodhimin e betoneve dhe të asfalteve
  11. Përgatitja e formulave të betonit për të gjitha klasat
  12. Përgatitja e formulave të asfalteve për të gjitha klasat
  13. Kryerja e analizave të bitumit
  14. Kryerja e analizave të çimentos
  15. Kryerja e analizave të hekurit që përdoret në ndërtim
  16. Kryerja e analizave të betoneve të ngurta dhe të lëngëta
  17. Kryerja e analizave të tullave, tjegullave, të blloqeve të betonit dhe të pllakave që përdoren për veshje ose për shtresa të ndryshme
  18. Kryerja e analizave të plota për barrierat e ndryshme.

Gjithashtu, “A.L.T.E.A & GEOSTUDIO2000” është e pajisur me disa laboratore fushore për kryerjen e analizave në terren ose për marrjen e kampionëve të asfaltit dhe/ose të betonit në vepër për t’u analizuar në laborator.

  • Për objektet industriale dhe sociale gjatë zgjedhjes së një sheshi ndërtimi me qëllim zgjedhjen e sheshit të përshtatshëm me kosto të vogël për themelet dhe qëndrueshmërinë e tij.
  • Për rrugët dhe urat në fazat e studimeve të fizibilitetit gjatë zgjedhjes së varianteve, për stabilizimin e shpateve, monitorimin e qëndrueshmërisë së shpateve, monitorimin e uljeve, monitorimin e nivelit të ujit nëntokësor.
  • Për linjat e ujësjellësave, për linjat e gazit, për zgjedhjen e varianteve më të qëndrueshme, vlerësimin e qëndrueshmërisë së shpateve.
  • Për hidrocentralet në fazat e fizibilitetit gjatë zgjedhjes së vendosjes së digave, kanaleve të derivacionit dhe vendosjes së godinave të hidrocentraleve.
  • Konsulencë enteve shtetërore dhe private për përgatitjen e termave të referencës për studime gjeologo -inxhinierike dhe gjeoteknike për objekte të ndryshme.
  • Konsulencë për studimin e objekteve ekzistuese, për vlerësimin e qëndrueshmërisë së strukturave, për vlerësimin e cilësisë së materialeve dhe qëndrueshmërisë së themeleve.
  • Kosulencë për zgjedhjen e vendburimeve të materialeve të ndërtimit.

Pajisjet