Rreth nesh

ALTEA & GEOSTUDIO 2000 është një kompani e specializuar në fushën e gjeoteknikës dhe analizave laboratorike të materialeve të ndërtimit, e cila operon në Shqipëri dhe Kosovë. Kompania zotëron një eksperiencë mbi 20 vjeçare në fushën e saj të veprimtarisë ku suksesi dhe puna serioze kanë ndihmuar në zgjerimin dhe përmirësimin e saj ndër vite.

Historia jonë

Geostudio 2000, e formuar në 1996, është bërthama e ALTEA & GEOSTUDIO 2000. Suksesi i Geostudio 2000 në fushën e studimeve gjeologjike i hapi udhën në vitin 2002 bashkimit të saj me laboratorin “A.L.T.E.A”. Laboratori A.L.T.E.A. u themelua në vitin 1994 si një bashkëpunim italo –shqiptar i njohur nga Komuniteti Europian. Në vitin 2002 u formua ALTEA & GEOSTUDIO 2000 dhe, që nga kjo periudhë, është zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme në staf, pajisje dhe shërbime që ofron në treg.

misioni

ALTEA & GEOSTUDIO 2000 synon të jetë një kompani e suksesshme në Shqipëri dhe në rajon në fushën e studimeve gjeologjike, gjeoteknike dhe testimeve laboratorike në fushën e ndërtimit.
Cilësia, serioziteti dhe profesionalizmi në ofrimin e shërbimit janë gjithmonë në qëndër të vëmendjes sonë. Misioni i ALTEA & GEOSTUDIO 2000 është që me anë të punës sonë të ofrojmë njohuri dhe mbështetje në sektorin e ndërtimit për të pasur një të ardhme të sigurtë në investimet e kryera.
Përtej aspektit profesional, stafi i ALTEA & GEOSTUDIO 2000 përmbush me krenari edhe misionin e tij në shoqëri si një burim njohurie me anë të zhvillimit të kërkimeve shkencore.

Vizioni

Vizioni ynë është ai i një kompanie të suksesshme që operon me standard, cilësi dhe ndershmëri për ofrimin e shërbimeve të saj ndaj klientit. Me anë të punës dhe dedikimit, ALTEA & GEOSTUDIO 2000 synon të kthehet në një model suksesi dhe cilësie për ofrimin e shërbimeve gjeologjike, gjeoteknike dhe laboratorike.
Vizioni ynë është që përmes institucionalizimit të kulturës së cilësisë të sjellim në treg një produkt unik në llojin e tij. Duke kryer punën me seriozitet, saktësi dhe respektuar standardet më të larta të shërbimit arrijmë që të krijojmë marrëdhënie të sinqerta, profesionale dhe afatgjata me klientët tanë.

Vizioni ynë është që të zhvillohemi e zgjerohemi duke integruar kërkimin shkencor me ekselencën profesionale për të ofruar shërbime sa më cilësore me standardin më të lartë.

Burimet Njerëzore

STAFI TEKNIK DHE ORGANIZATIV I ALTEA & GEOSTUDIO 2000

Pjesë të stafit janë inxhinierë gjeologë, gjeofizikanë, inxhinierë gjeoteknik, inxhinierë civilë, inxhinierë strukturash dhe kimistë.

Çertifikime

ALTEA & GEOSTUDIO 2000 është e çertifikuar me sistemin EN ISO 9001 : 2015; EN ISO 14001 : 2015; OHSAS 18001 : 2007;        PASS 99 : 2012 që nga viti 2005 dhe është e akreditur nga Drejtoria e Akreditimit Shqiptar me sistemin EN ISO 17025-2017 që nga viti 2008.
ALTEA & GEOSTUDIO 2000 është e çertifikuar me sistemin manaxhimit për SCC** 2011 që nga viti 2012.
Studimet e ndryshme gjeologjike dhe gjeoteknike si dhe analizat e laboratorit kryhen bazuar në Eurokodet dhe në standardet ASTM.

Partnerët tanë

ALTEA & GEOSTUDIO 2000 bashkëpunon me partnerë vendas dhe të huaj, ku më të rëndësishmit janë:

Klientët tanë

Në mbi 2 dekada eksperiencë pune, Altea ka krijuar një marrëdhënie të shkëlqyer me klientët e saj. Kompania jonë punon me klientë vendas dhe të huaj, ku ndër më të rëndësishmit janë:

Mundësi punësimi

Njerëzve tanë u pëlqejnë sfidat! Ata janë ekspertë në punën që kryejnë, dhe një vlerë e shtuar në eksperiencë dhe profesionalizëm për ALTEA & GEOSTUDIO 2000. Ata janë të rinj, energjikë, vijnë nga profile të ndryshme dhe reflektojnë më së miri vlerat dhe filozofinë e punës së ALTEA-s.
Nëse do të kishit dëshirë të punësoheshit tek ALTEA & GEOSTUDIO 2000, ju mund të kontrolloni vazhdimisht për pozicione të lira në këtë seksion, ose të dërgoni një CV dhe një letër motivimi tek skender.allkja@alteageostudio.com
Ju mirëpresim!

gen5
Mundësi Punësimi

Shiko mundësitë e punësimit