Studime Gjeologjike dhe Gjeoteknike

Studime-Gjeologjike-dhe-Gjeoteknike

ALTEA & Geostudio 2000 ofron studime të plota Gjeologjike dhe Gjeoteknike, Investigime të dherave dhe rekomandime për themele duke përfshirë:

  1. Investigim dhe raportim të kushteve gjeologjike dhe hidrogjeologjike të terrenit
  2. Investigim në terren dhe në laborator të dherave dhe vlerësim i parametrave të tyre
  3. Llogaritje gjeoteknike të aftësisë mbajtëse të bazamentit dhe uljeve
  4. Llogaritje gjeoteknike të qëndrueshmërisë së skarpatave dhe masat mbrojtëse për to.
  5. Llogaritje të Potencialit të Lengëzimit të Truallit
  6. Rekomandime për metodat e përmirësimit dhe perforcimit të bazamentit
  7. Rekomandim për projektimin e themeleve
  8. Monitorim i uljeve, qëndrueshmërisë së shpateve, nivelit të ujërave nëntokësore me metodat më moderne dhe raportim periodik i tyre