Rreth Nesh

About-us,-ALTEA-GEO-STUDIO

ALTEA & GEOSTUDIO 2000” është një kompani e specializuar në fushën e gjeoteknikës dhe analizave laboratorike të materialeve të ndërtimit, e cila operon në Shqipëri dhe Kosovë. Kompania zotëron një eksperiencë mbi 20 vjeçare në fushën e saj të veprimtarisë ku suksesi dhe puna serioze kanë ndihmuar në zgjerimin dhe përmirësimin e saj ndër vite.

Geostudio 2000, e formuar në 1996, është bërthama e “Altea & Geostudio 2000”. Suksesi i Geostudio 2000 në fushën e studimeve gjeologjike i hapi udhën në vitin 2002 bashkimit të saj me laboratorin “A.L.T.E.A”. Laboratori A.L.T.E.A. u themelua në vitin 1994 si një bashkëpunim italo –shqiptar, njohur nga Komuniteti Europian. Në vitin 2002 u formua “ALTEA & GEOSTUDIO 2000” dhe që nga kjo periudhë është zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme në staf, pajisje dhe shërbimet që ofron  në treg.

Gjatë eksperiencës së saj 20 vjeçare, kompania është angazhuar në një sërë projektesh serioze e të mëdha, të tilla si: studimi gjeologjik për projektin e TAP-it (Trans Adriatic Pipeline), studim gjeologjik dhe gjeoteknik të rrugëve Durrës-Vlorë, Lezhë-Shkodër, Milot-Lezhë, Qukës-Qafë Thanë, Gjirokastër-Tepelenë, Qafë Thanë-Pogradec-Korçë, Fier-Tepelenë, Vlorë-Sarandë, Kukës-Morinë, Rrëshen-Milot etj. Studime të tjera gjeologjike për objekte dhe shërbime të rëndësisë kombëtare si: Porti i Durrësit, Aeroporti i Rinasit dhe Aeroporti i Kukësit, Ujësjellësa, linjat e tensionit të lartë, të cilat lidhin pika të ndryshme të Shqipërisë dhe Shqipërinë me Malin e Zi dhe Kosovën etj.

Ndërkohë, qëllimet kryesore të laboratorit ALTEA & GEOSTUDIO 2000 janë testimi i kujdesshëm i materialeve të thjeshta dhe të përbëra të ardhura nga brenda ose jashtë Shqipërisë. Gjithashtu, laboratori ka prioritet investigimet gjeoteknike dhe studimet e detajuara të dherave dhe shkëmbinjve që shërbejnë si terren për të ndërtuar.
ALTEA & GEOSTUDIO 2000 merr pjesë dhe në disa fusha të tjera teknike si: asistencë teknike, studime dhe konsultime për materialet që përdoren në inxhinieri, supervizime etj.